Projekti i ri i stadumit “Qemal Stafa” ka përplasur në distancë  Partinë Demokratike dhe kryeministrin Edi Rama. Opozita akuzoi kreun e qeverisë se ka përzgjedhur si arkitekt për planin e tij korruptiv e klientelist të ndërtimit të qendrës tregtare dhe kullës, në vend të stadiumit, arkitektin Italian Marco Casamonti, që sipas shtypit Italian, rezulton të jetë dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firence.

Ina Zhupa, Zëdhënëse e PD-së:

Arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze. Ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin.”

Në kundërpërgjigje , kryeministri Rama shkruan në rrjetet sociale

“Sa per arkitektin e famshëm italian, s’kanë faj që e akuzojnë si kriminel! Nuk zbuluan dot asnjë kriminel në parlament me ligjin e tyre famoz të dekriminalizimit dhe tani e kanë zbuluar në Arenën e re Kombëtare.”

Lidhur me kullën që do të ndërtohet në stadiumin e ri, kryeministri sqaroi se projekte të ngjashme janë bërë në stadiumin e ri të Milanos, tek stadiumet amerikane që janë modele zhvillimi të jetës urbane e sociale e deri tek stadiumi kombëtar i Helsinkit.”

Sepse stadiumet e gjeneratës së fundit, –

shkruan kryeministri “

janë të gjithë kështu, jo në formë po në qëllim, kush me kullë vertikale e kush me volume të tjera horizontale; stadiumet duhet të jetojnë 7 ditë në jave jo vetëm kur ka ndeshje.”

 Jolldiz Mitro, Tv Klan