Marseille-Atalanta dhe Roma-Bayer Leverkusen janë gjysmëfinalet e Europa League. Këto sfida u përcaktuan pas takimeve të zhvilluara të enjten. Atalanta shkoi më tej edhe pse u mund 1-0 nga Liverpool në Bergamo, pasi në transfertë kishte triumfuar me rezultatin 3-0. Një paraqitje shumë e mirë e Berat Gjimshitit që do të luajë për herë të parë një gjysmëfinale të kupave të Europës.

“Pësuam gol shumë shpejt dhe kjo të vendos në presion. Ne zhvilluam lojën tonë duke i prishur lojën dhe kjo ishte më e rëndësishmja. Në pjesën e dytë mendoj që nuk i dhamë mundësinë të rrezikonim”, tha Gjimshiti.

Roma fitoi edhe takimin e kthimit me Milan, por me rezultatin 2-1. Skuadra e De Rossi arriti këtë sukses duke zhvilluar shumë minuta me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Zeki Celik. Bayer Leverkusen barazoi 1-1 në fushën e West Ham, por kishte mundur ekipin anglez 2-0 në përballjen e parë.

Ndeshja e 44 pa humbje për kampionin e sapo shpallur të Gjermanisë. Ndeshja Marseille-Benfica u vendos pas penalltive, me francezët që shkuan më tej. Në Conference League ndeshjet gjysmëfinale janë Aston Villa-Olympiacos dhe Fiorentina-Club Brugge. Të gjitha këto sfida do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Tv Klan