Thethi, një nga bukuritë e veriut ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve vetëm pas përfundimit të rrugës që të çon në këtë fshat në Alpet e Shqipërisë. Por pjesa tjetër e fshatrave të Dukagjinit vuajnë nga mungesa e infrastrukturës.

Aktualisht një pjesë e rrugës së Ndërlysjat ka përfunduar, aktualisht puna po vijon në Lotin e Dytë të rrugës së Dukagjinit që është inspektuar dhe nga kryeministri. Kryeministri thumon paraardhësit e tij demokratë se nuk investuan asnjëherë për zona si Thethi.

“Erdhën turistët ngaqë u tërhoqët ju nga rruga se e kishit zënë rrugën. Po them për partitë tuaja. Tani as nuk i numëron dot, çohesh në mëngjes të del një tjetër, çohesh nga ana tjetër dhe sheh që janë bërë bashkë. Janë bërë shumë pra, është ngatërruar muhabeti.”

Kryeministri Edi Rama teksa vizitoi një Zip Line të ri, iu përgjigj edhe interesit të banorëve të zonës për disa çështje të mprehta siç është ajo e pronave, lejet për ndërtimet, si dhe lehtësirat për zhvillimin e turizmit.

“Kush do të investojë, ta marrim me 1 Euro qiranë mbi bazën e konfirmimit nga bashkia, ndërkohë bën investimin por nuk pret sa të mbarojë gjithë procesi. Kjo e lehtëson shumë procesin. E dyta, po mendojmë të bëjmë edhe ne një gjë tjetër, të mbështesim pa taksa fare për një periudhë kohe që mos të ketë asnjë lloj takse, vetëm sigurimet e punonjësve dhe e treta do të vendosim edhe një fond mbështetje financiare”.

Për kryeministrin, paketa e re do të jeta gati brenda Qershorit. Ndërsa kryebashkiaku Benet Beci dhe ministrja Elisa Spiropali u bënë pjesë e eksplorimit nga ajri të natyrës së alpeve shqiptare.

Tv Klan