Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në rrugën për në Rinas rreth orës 18:10. Burime zyrtare sqarojnë se në këtë aksident janë përfshirë tre makina. Po sipas policisë, nga kjo ngjarje është dëmtuar lehtë një prej shoferëve.

“Në rrug

ës

për në Rinas ka pasur një përplasje mjetesh ku janë përfshirë mjetet AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA 688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931 PI, me drejtues A.O., ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V

“, thotë policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

/tvklan.al