Një banesë në fshatin Sheqeras të Maliqit është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës rreth orës 03:00.

Policia thotë se a të zjarri kishte rënë në një godinë të vjetër njëkatëshe (në pronësi të tre shtetasve) e cila përbëhet nga dy hyrje të banuara dhe dy të pabanuara.

Në dy hyrjet e pabanuara kishte bazë ushqimore, nga ku dyshohet edhe që ka rënë zjarri fillimisht dhe më pas ka përfshirë të gjithë godinën.

Se nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

/tvklan.al