Dy aeroplanë udhëtarësh janë përplasur me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Stansted në Londër. Sipas mediave britanike, krahu i një aeroplani që do të fluturonte drejt Malagas në Spanjë, u përplas me bishtin e avionit Ryanair që do të udhëtonte drejt Dublinit në Irlandë.

Për shkak të këtij aksidenti të vogël, dy fluturimet u pezulluan dhe u shtynë për një tjetër orar. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga përplasja. Autoritetet e aeroportit njoftuan zyrtarisht për këtë incident.

Edhe puna në aeroportin e Stansted në Londër u bllokua për disa minuta si një masë paraprake deri në stabilizimin e situatës dhe puna rifilloi më vonë.

Mediat raportojnë se me aeroplanin Ryanair do të udhëtonin shumica e pasagjerëve irlandezë për të votuar në referendumin që mbahet sot për abortin. 

/tvklan.al