Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake edhe pse Kina, aleati i vetëm i veriut komunist, kërkoi anulimin e saj.

Pekini beson se e vetmja mënyrë efektive për zgjidhjen e situatës është dialogu dhe jo demonstrimi i forcës ushtarake. Partneri i vetëm tregtar i vendit komunist premtoi se nëse SHBA dhe Jugu i gadishullit do të ndërpresin stërvitjen atëherë Kina do të negocioje me Penianian për të ndalur zhvillimin e programit bërthamor të këtij të fundit.

Përgjigje e prere ka ardhur nga shefi i ushtrisë amerikane, i cili tha se stërvitja ne rajon nuk është në tryezën e negociatave. Veprimet ushtarake janë shumë të rëndësishme për të ruajtur aftësinë vetëmbrojtëse të aleancës, tha Joseph Dunford.

Megjithatë, nga njeriu me i afërt i Trump, këshilltari i presidentit, Steve Bannon, ka ardhur një tjetër qasje.  Bannon thotë se asnjë opsion ushtarak nuk mund te ekzistoje nga ana e SHBA-ve dhe aleatëve për sa kohë që askush nuk na siguron se 10 milionë banoret e Seulit nuk do të vriten ne 30 minutat e para të luftës.

Koreja e Jugut është ende teknikisht në luftë me Korenë e Veriut, pasi konflikti i Koresë së viteve 1950-53 përfundoi me armëpushim dhe jo me një traktat paqeje./Tv Klan