Fëmijët që qëndrojnë zgjuar deri vonë rrezikojnë të kenë dëmtime në tru.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, sipas të cilëve, të shkuarit në shtrat me orare të ç’rregullta mund të dëmtojë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Truri i një fëmijë pa gjumë ka nevojë për më shumë gjumë të thellë, sidomos për këto pjesë specifike të trurit.

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 deri në 12 – vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata ishin në shtrat në orë normale, por herën e dytë atyre iu lejua që të qëndronin zgjuar deri vonë, duke bërë që të flinin dyfish të sasinë normale të gjumit.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim.

Ekspertët besojnë se është tepër e rëndësishme që fëmijët të bëjnë gjumin e nevojshëm gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Ata këshillojnë që fëmijët nga mosha 6 – 13 vjeç të bëjnë 9 deri në 11 orë gjumë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”./tvklan.al