Turqia ka tashme urën e varur më të madhe në botë. Ajo u përurua të premten nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, dhe do të jetë ura e tretë në Bosfor që do të mundësojë lidhjen mes Turqisë aziatike dhe asaj europiane.

Projekti për ndërtimin e urës gjigante zgjati 3 vite dhe në total kushtoi 3 miliardë euro. Emri i saj do të jetë “Selim i I”, në nder të një sulltani osman të shekullit të 16-të.

Në ceremoninë e hapjes, Presidenti Erdogan tha se një vepër e tillë do të jetë një motorr në ekonominë e vendit, veçanërisht duke ndihmuar veriun e Stambollit dhe do t’i mundësojë Turqisë një vend në histori.

“Njerëzit vdesin, por puna e tyre mbetet e përjetshme,”

tha Erdogan.

Ura e tretë e Bosforit, përbëhet nga 8 korsi automjetesh dhe 2 linja hekurudhore. Ajo është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, koncepti i ndërtimit është në stilin e urës së Bruklinit në New York dhe i ka shtyllat më të mëdha se Kulla Eiffel.

Tv Klan