Pezullohet teknologjia e portës në Francë

Krijoi probleme në dy ndeshje të Kupës së Ligës


Liga e Futbollit në Francë vendosi të pezullojë përdorimin e teknologjisë që shmang golat fantazmë. Shkak janë bërë gabime në ndeshjet e fundit të Kupës së Ligës. “Janë verifikuar dy probleme të rënda.

Në Amiens – Paris Saint Germain nuk ishte teknologjia e portës, por sistemi VAR që vërtetoi që topi kaloi vijën fatale, ndërsa në sfidën Angers – Montpellier ora e gjyqtarit dha gabimisht sinjal” – tha drejtori i ekzekutiv i Ligës Franceze të Futbollit, Didier Quillot.

Pritet që të merret një vendim javën e ardhshme se si do të veprohet. Në Francë përdoret pajisjet teknike të ofruara nga Goal Control.

Ky sistem u përdor në finalet e Kupës së Botës 2014.

Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*