Gerard Pique dha saqrimet e tij pas deklaratave në mbështetje të referedumit të Katalonjës për pavarësi nga Spanja. Mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle iu përgjigje pyetjeve të shumta të gazetarëve.

“Unë jam këtu prej 15 vitesh dhe ndjehem si në familje te përfaqësuesja spanjolle. Unë thashë thjeshtë që katalanasit të shkonin në referendum, pa treguar se si duhet të votojnë. Futbollistët janë njerëz si të gjithë që kanë mendimin e tyre”.

Pique po përgatitet me Spanjën për ndeshjen me Shqipërinë që do të luhet të premten dhe ai jep foli edhe për kundërshtarin e radhës.

“Shqipëria ka një ekip të ndërlikuar. Mori pjesë në finalet e Europianit dhe di të mbrohet mirë. Kur janë në zotërim të topit duhet të jemi të kujdesshëm”.

Situata në Katalonjë nuk do të shtojë masat e sigurisë në sfidën Spanjë – Shqipëri. Në Alikante do të angazhohen rreth 400 pjesëtarë të forcave të sigurisë, emegjencave civile apo personel mjekësor. Gazeta “AS” citon një zyrtar lokal që thotë se plani do të jetë i njëjtë me rastet e zakonshme kur organizohet një ndeshje futbolli. Ndeshja Spanjë – Shqipëri mund të vendosë shumë për të dy ekipet për renditjen përfundimtare të kualifikueseve të botërorit.

Tv Klan