Dy persona mbetën të plagosur rëndë në dy aksidente të ndryshme në Bulqizë dhe Burrel, gjatë mëngjesit të kësaj të diele. Kështu rreth orës 11:00, policia e Burrelit është njoftuar për daljen nga rruga dhe rënien e një mjeti në një distancë rreth 20 metra në aksin Burrel- Klos. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq”,  kur mjeti tip Fiat me targa të Tiranës, i drejtuar nga 22 vjeçari E.K, ka dalë nga rruga.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i mjetit kua humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Ai është ndihmuar nga disa kalimtarë dhe dërguar në spitalin e Burrelit. Pas ndihmës së parë aty, ai është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e traumës. Sipas policisë i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndonëse në gjendje të rëndë.

Më herët, rreth orës 8:00 policia u njoftua se në fshatin Dushaj, një mjet traktor, u përmbys duke lënë të plagosur drejtuesin e saj. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan