I përditësuar/ Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në një bllok pallatesh në lagjen Nr 18 të këtij qyteti.

Një 23 – vjeçar, për të cilin policia jep vetën inicialet M.P, mbeti i plagosur në këmbë. Ai u dërgua në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, efektivët e Durrësit bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Ai është një 31  – vjeçar me iniciale Gj.Sh dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Aktualisht grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al