Policia e Lezhës ka identifikuar tre autorët e plagosjes së lehtë të një simpatizanti të LSI-së në këtë qytet dhe ka arrestuar pronarin e lokalit përpara të cilit ndodhi konflikti për pengim të hetimeve.  

Në një njoftim për shtyp, policia tha si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje kanë janë identifikuar G.M. 25 vjeç,  S. N. 19 vjeç dhe D.N. 20 vjeç , teksa në pranga ka përfunduar Aleksandër Ujka, 54 vjeç.

Ujka akuzohet për

“Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

pasi nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të tij, janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të regjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.

Paraditen e sotme përpara ambienteve të restorant “Detari” ka pasur një koflikt midis disa personave dhe është qëlluar me armë zjarri. Konflikti mes dy grupeve fillimisht ka nisur si debat verbal e më pas ka agravuar në konflikt fizik e me mjete të forta mes tyre, si dhe njëri prej personave të përfshirë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar lehtë në kokë shtetasi F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë. Në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një automjet i tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri.

Pas kësaj ngjarjeje në Lezhë mbërriti edhe Presidenti i zgjedhur dhe ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta sëbashku me eskortën e tij./tvklan.al