vladimir zanaj

Vladimir Zanaj zyrtari i lartë i policisë së Vlorës i arrestuar si pjestarë në grupin kriminal që trasportonte drogë me avion drejt Italisë ka patur rol kyç në funksionimin e tij.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda ai ishte kishte dhënë garanci se veprimtaria e kriminale nuk do të pikasej nga policia.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se familjet Lamaj dhe Ahmetaj kishin mbjellë plantacione me kanabis në zonën e Sevasterit.

Për ketë, në bazë të përgjimeve, Zanaj me detyrë shef i burime njerëzore në Drejtorinë e Policisë Vlorë, i kishte dhënë garancinë se, parcelat e tyre nuk do prekeshin nga aksioni antikanabis i policisë shqiptare.

Në përgjimet e prokurorisë shqiptare Zanaj njihej me pseudonimin “Daja”. Sipas hetimeve, ai përveç ruajtes së parcelës kishte marrë përsipër dhe të mbikqyrte mbarëvajtjen e korrjes së kanabisit.

Por kjo gjë sipas prokurorisë nuk ka ndodhur pasi, këto plantacione janë shkatërruar gjatë aksioneve të policisë në Sevaster.

Sipas hetuesve mbjellja e plantacioneve vetë nga ky grup kriminal e bën të dallueshëm nga çdo lloj organizate tjetër e trafikut të drogës.

Ky organizimin ishte një qark i mbyllur pasi të gjithë pjestarët kishin lidhje fisnore me njëri – tjetrin, duke ndjekur shëmbullin e familjeve të njohura mafioze italiane, ku lidhja e gjakut është mjaft e rëndësishme. Ky grup kishte marrë përsipër mbjelljen, korrjen, transportin dhe shpërndarjen e kanabisit. Plantacionet nuk i kishte vetëm në Shqipëri. Sipas antimafias së Bolonjes, familja Lamaj kishte blerë sipërfaqe të konsiderueshme toke në Rimini të italisë, ku kultivonte kanabis.

Nga përgjimet e palës italiane ata po planifikonin të blenin tokë edhe në Rumani, ku do të bënin të njëjtën gjë.

Grupi kishte planifikuar çdo gjë në detaje. Për këtë arsye Vilson Lamaj, që po e shihni në këtë foto, të prangosur nga karabinieria italiane, ishte dërguar në kurs për të mësuar drejtimin e avionit.

vilson lamaj

Pjese e planit ishte edhe blerja e një avioni tjetër më të fuqishëm që mund të transportonte sasi më të mëdha droge, kësaj here nga plantacionet e blera në Rumani.

Grupi kontrollonte edhe shpërndarjen e marijuanës në Rimini, nga ku nisën hetimet që çuan në zbulimin e aktivitetit kriminal.

Arrestimi i disa shpërndarësve në Rimini në mars dhe prill të këtij viti, të cilët shisnin mallin e familjeve Ahmetaj dhe Lamaj, nuk i ka shqetësuar aspak anëtaret e grupit. Ata vazhdonin përgjatë kësaj kohe të furnizonin me drogë zonën dhe të merreshin me rritjen e kanabisit në Shqipëri, me ndihmën e drejtuesit të policisë së Vlorës.

Tv Klan