Një person është vrarë nga një punonjës i policisë së Kosovës, mbrëmjen e djeshme në orët e vona të natës në Gjilan.

Ai është i moshës 30 vjeç, me inicialet B.R dhe vrasja e tij e sipas mediave kosovare është konfirmuar edhe nga Policia e Gjilanit.

Në një deklaratë të dhënë për gazetën Express, Polica e Kosovës ka treguar se polici e ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje.

Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dal në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka qëlluar në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic.  Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka qëlluar në drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”

, thuhet në daklaratën e policisë së Kosovës.

Ndërsa gjithashtu policia bën me dije se polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe gjendja e tij është e rëndë./tvklan.al