Bashkimi Evropian është në heshtje dhe se ditëve të fundit nuk ka dhënë ndonjë mesazh lidhur me tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Njëlloj edhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn nuk është deklaruar lidhur me krizën, ndërsa kanë munguar edhe porositë e lëshuara përmes Twitter për të rikujtuar politikanët për zhbllokimin e ngërçit politik. Kanë kaluar disa muaj dhe se porositë e Han as që janë përfillur, duke përfshirë edhe ato të lëshuara përmes rrjeteve sociale. (INA)