Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka njoftuar të premten se së shpejti do të nisë një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë.

“Ndaj sot dua t’ju bëj të ditur se tashmë edhe unë si një anëtar i thjeshtë i LSI-së, deri më datën 23 korrik do të ndërmarr një tur falënderimi dhe mirënjohjeje për të shtrënguar dorën me çdo anëtar dhe simpatizant të LSI-së anembanë vendit, sepse mirënjohja dhe fjala e mbajtur kanë qenë dhe besoj do të jenë dy shtyllat më të forta morale të kësaj force politike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”, tha Meta në spotin e publikuar sot.

Themeluesi dhe drejtuesi i LSI-së që prej themelimit, Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë javën e kaluar, ndërsa më 24 korrik do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht postin. /tvklan.al

 

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1552721544741098/