Presidenti Trump uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës

epa05775451 US President Donald J. Trump returns to the White House from Florida, where he spent the weekend at his Palm Beach estate Mar-a-Lago, in Washington, DC, USA, 06 February 2017. Media reports on 06 February 2017 state that British Speaker of the House of Commons, John Bercow, has announced that he intends to block US President Donald Trump from addressing Parliament during his proposed state visit to Britian in 2017. EPA/JIM LO SCALZO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

 

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Trump dërguar Thaçit, bën të ditur Zyra e presidentit të Kosovës.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në letrën e presidentit Trump “kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA)”.

 

“E mirëpresin vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, thuhet në letrën e presidentit Trump./tvklan.al


Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*