Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Tiranë. Sipas uniformave blu, ata prezantoheshin si policë, por duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Për këtë rast u zhvillua operacioni i koduar “Kompetencat”, ku në pranga ra 42-vjeçari J.M. Në gjendje të lirë u proceduar 53-vjeçari P.H.

“Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”./tvklan.al