Stadium i ri i Barcelona do të jetë gati për sezonin 2020-2021. Klubi katalanas prezantoi projektin e “Camp Nou” të rinovuar me punimet, që do të nisin vitin e ardhshëm me ndryshimet,që do të bëhen për 4 vite.

Kapaciteti do të rritet dhe do të ketë 105 mijë vende në total disa mijëra më shumë se aktuali dhe do të kushtojë 600 milionë euro. Unaza e parë do të jetë e re, ndërsa do të ketë punime në të gjitha hapësirat e tjera.

Stadiumi do të ketë pajisje që do prodhojë energji diellore dhe do të shfrytëzojë shiun e mbledhur për rezerva ujore. “Camp Nou” i ri do të ketë të gjitha tribunat e mbuluara dhe do të shtohen shërbimet në brendësi dhe përreth tij.

Projektimi është një bashkëpunim mes një studio japoneze dhe një vendase. Vendimi për rinovimin e stadiumit u mor në një referendum të anëtarëve të klubit.

Endrit Sauku, Tv Klan