Ditën e djeshme presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshotrja e tij Michelle, janë ftuar për një darkë jo formale në pallatin mbretëror, nga Princi William, Dukesha Kate dhe Prince Harry.

Por me ardhjen e çiftit presidencial, protagonist i mbrëmjes duket se është është bërë Princi Geoge, i cili është shfaqur papritur i veshur me rroba gjumi, duke i dhënë dorën Presidentit amerikan.

Vogëlushi 2-vjeçar, që është gjenerata e katërt e monarkisë britanike, ka qëndruar disa momente me të rriturt duke falënderuar çiftin presidencial amerikan edhe për dhuratën e bërë, një kalë prej lodre./tvklan.al