Mbërrin në treg veza e parë vegane, por edhe e para që lind para pulës dhe pa pulën. Është një kompozim me ujë, proteina soje, niseshte, fibra misri, vaj, ngjyrues e përbërës të tjerë vegjetale, e laboratori ka gjetur formulën për të riprodhuar një produkt kaq të konsumueshëm.

Është kolosi zviceran Migros që e ka hedhur në treg vezën e parë për vegjetarianë, duke e quajtur V-Love The Boiled dhe në dukje është identike me produktin që ne marrim nga pula. Veza është krijuar dhe prodhohet në Zvicër, është e zier, dhe sipas ekipit shkencor ka jo vetëm pamjen por edhe vlera ushqyese si ato të vezëve natyrale, por në këtë rast me përbërje vegjetale.

Klan News