“Projekti MKUltra” është quajtur programi i paligjshëm i CIA që synonte të kontrollonte trurin e njerëzve. 

“Projekti MKUltra” e ka origjinën që në vitin 1945, kur shkencëtarë nazistë u transferuan në kushte tepër sekrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të eksperimentuar.

Programi filloi zyrtarisht në mënyrë të fshehtë në vitin 1953, kur drejtor i CIA ishte Allen Welsh Dulles dhe u kryen teste të paligjshme për kontrollin e trurit.

Ky eksperiment u zbulua në vitin 1975 dhe në 20 korrik 1977 u kërkua zyrtarisht që publiku të informohej dhe u botuan kopje të 20 mijë dokumenteve që lidhen me këtë program.

CIA pretendoi se programi ishte ndjekur bazuar në shembujt e teknikave të kontrollit të mendjes të përdorura nga forcat kineze, koreano-veriore dhe sovjetike mbi të burgosurit në Luftën e Koresë.

Por, ka dyshime se CIA donte të prodhonte një drogë që të bënte të tregoje të vërtetën gjatë marrjeve në pyetje si dhe po shqyrtonte mundësitë për të kontrolluar trurin e të tjerëve, duke përfshirë kontrollin e liderëve të huaj. Një dokument i vitit 1955 përshkruan substancat e përdorura gjatë eksperimenteve si dhe qëllimin e projektit.

Sipas dokumentit, droga e përdorur synonte që:

Të nxisë impulsivitetin e palogjikshëm deri në pikën kur marrësi të diskreditohej në publik, të rikrijojë efektet e alkoolit, të stimulojë simptomat e sëmundjeve të njohura, të nxisë dëmtimin e përkohshëm/të përhershëm të trurit dhe humbjen e kujtesës, të shkaktojë humbje kujtese për ngjarje të caktuara, të provokojë konfuzion gjatë periudhave të gjata kohore, të krijojë paraliza fizike, të ndryshojë strukturën e personalitetit, të dobësojë shikimin dhe dëgjimin

.

Ky program i CIA-s dështoi, por nuk dihet nëse vazhdon në mënyrë sekrete edhe ditët e sotme.

/tvklan.al