4 vite burg ka kërkuar Prokuroria për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Për organin qendror të akuzës është faktuar se ajo ka kryer korrupsion në vlerën e 50 mijë eurove, për një çështje pronësie në Sarandë. Gjithashtu për Andrean u kërkua heqja e drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

5 vite burg dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtruar funksione publike, Prokuroria kërkoi për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea. Sipas prokurorisë, ishte pikërisht ai që mori paratë nga sekseri Petraq Dashi për të cilin u kërkua dënimi me 4 vite burg.

Ndërsa për personat të cilët kanë paguar paratë, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino u kërkun 3 vite burg në total. Përkatësish dy për Çabirin dhe 1 për Linon.

Prokuroria i kërkoi gjykatës që të konfiskojë në favor të shtetit shumën prej 50 mijë eurosh, e cila deri tani ka qenë e sekuestruar. Në datën 23 Maj pritet që mbrojtja të lexojë kokluzionet e saj dhe gjykata të marrë vendimin.

Tv Klan