Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për ish-deputetin Tom Doshi. Organi më i lartë I hetimit rezultatët ia ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sektori i Dekriminalizimit ka marrë informacion nga organet ligjzbatuese në vendin tonë, nga Interpol Tinana nësë Doshi rezulton i dënuar në një shtet tjetër jashtë Shqipërisë. Po ashtu informacion është marrë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, pas disa vite më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. 

Pas mbldhjes së informacioneve, prokuroria e përgjithshme rezultatat ia ka dërguar KQZ e cila do të vlerësojë faktet dhe do të marrë një vendim. Kreu i PSD Tom Doshi, fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe më pas dha dorëheqjen.

Tom Doshi ishte në listën e 30 kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i nisi për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Celibashi në atë kohë tha se ka kërkuar verifikim për Doshin nisur nga informacionet e dala në media. 

Para zgjedhjeve parlamentare ambasadorja amerikane Yuri Kim,  bëri thirrje të përsëritura për pastrim të listave të kandidatëve nga personat që kanë problem me ligjin. Deri më tani ka përfunduar verifikimi për 6 kandidatë ndërkohë që vijojnë verifikimet për 24 të tjerë. A

Aktualisht KQZ nuk ka konstatuar ndonjë deputet që të ketë kryer shkelje në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Ndërsa nga radhët e kryebashkiakëve është marrë i pendehur nga SPAK Qerim Ismailaj për veprën penale të falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit. 

Klan News