Prokuroria regjistron kallëzimin e KLSH për zyrtarin e ARRSH



Prokuroria ka regjistruar kallëzimin penal për përgjegjësin e zhvillimit të projektit në Autoritet Rrugor Shqiptar. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky zyrtar ka shpërdoruar në projektet e ndërtimit të By Pass -eve të Fierit dhe Vlorës.

Dëmi ekonomik i shkaktuar në bazë të auditit të KLSH -së është 9,4 milionë eurosh dhe është i qëllimshëm nga zyrtari i ARRSH-së.

By Pass -et e Fierit dhe Vlorës duhet të kishin përfunduar vite me parë, por për shkak të problemeve me kompanitë e ndërtimit, punimet vazhdojnë të zbarriten duke sjellë kosto në buxhetin e shtetit.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione