Një grua 39 vjeç është kafshuar nga një peshkaqen i bardhe dhe si pasojë ka humbur jetën. Kimon Bisogno e cila ishte pronare e një restoranti në Afrikën e Jugut kishte shkuar me pushime me vajzën 5 vjeç dhe burrin e saj Diego Milesi.

Ajo ishte duke notuar në Gjirin e Plettenberg, ku një peshkaqen i bardhë i cili doli nga një dallgë iu hodh sipër.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se vunë re që uji u bë i kuq. Shumë njerëz vrapuan për ta shpëtuar, por ishte e kotë, gruaja kishte vdekur në moment. Forcat e shpëtimit e gjetën Kimon të larë në gjak dhe e rikthyen me barelë në breg.

Trupi i saj është dorëzuar në polici dhe mjekët ligjorë do të bënë një hetim, ndërkohë familjes së saj i është ofruar këshillim për traumën.

Ishte vdekja e dytë në të njëjtin resort në vetëm tre muaj dhe e treta në 11 vjet. Plazhi u mbyll dhe u vendosën shenja paralajmëruese për peshkaqenët. /tvklan.al