Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk do të takohet me eurokomisionerin Johannes Hahn, sikundër ishte parashikuar në agjendën e Hahn.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidencës bëhet me dije se Ivanov është për një vizitë zyrtare në Hungari.

Vizita e Johannes Hahn, Eduard Kukan, Ivo Vajgel dhe  Knut Flekenshtajn do të ketë në fokus krizën në Maqedoni./tvklan.al