Facebook së shpejti do të ketë mundësinë tu ndalojë reklamat  të gjitha faqeve që publikojnë lajme të rreme.

Kompania është duke punuar me faktorët e jashtëm si Snopes dhe AP për të mos lejuar publikimin e lajme jo të vërteta.

Hapi, tjetër që kompania do të ndërmarrë është që të ndalojë faqet të cilat për të publikuar një lajm të rremë përdorin Facebook.

Facebook është kritikuar vitin e kaluar, pasi  ka ndihmuar faqet për publikimin e lajmeve të rremë.

Rob Leathern tha se kompania po përpiqet të luftojë në tri mënyra – duke i dhënë fund nxitjes ekonomike për të postuar lajme të rreme, duke ngadalësuar përhapjen e këtyre lajmeve dhe duke ndihmuar njerëzit të mos i besojnë këto lajme.

Në këtë rast, Leathern tha se bllokimi i blerjes së reklamave ka për qëllim të ndryshojë stimujt ekonomik.

Facebook është i shqetësuar pasi ka faqe që publikojnë informacione duke përdorur Facebook Ads për të ndërtuar audienca për të përhapur lajme të rrema.

Duke ndryshuar politikën e reklamave, Facebook e bën më të vështirë që kompanitë të tërheqin audiencë.

Leathern vuri në dukje se ndalimi i blerjes së reklamave nuk është domosdoshmërish i përhershëm. Nëse një Faqe ndalon publikimin e lajmeve të rreme, ajo do të ketë mundëi të përdori përsëri reklamat./tvklan.al