Në Durrës plazhi ka nisur. Shumë vendas por edhe të huaj kanë nisur të frekuentojnë bregdetin. Jo vetëm për të marrë rreze dielli, për  t’u larë, por edhe për të shijuar qetësinë  dhe jodin e detit. 

Pushuesit mbetën të kënaqur me natyrën, por kërkojnë me shumë  shërbime.

Numri në rritje ka vënë në lëvizje privatët, të vetmit që kujdesen për t’i ofruar kushte më optimale pushuesve. 

Durrësi është qyteti me fluksin më të madh të pushuesve ditorë dhe rezidentë. Por, pavarësisht kësaj, ende asnjë institucion nuk e ka parë të arsyeshme të nisë punën në terren për sistemimin e këtij aseti turistik./ tvklan.al

Burimi: abcnews.al