Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se Rusia do të godasë “kudo ku ndodhen” të gjithë avionët F-16, që vendet e NATO-s kanë premtuar se do t’ia japin Ukrainës, për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

“Sigurisht, nëse ato përdoren përmes aerodromeve në vende të treta, ato shndërrohen në objektiva legjitimë për ne, kudo ku ndodhen”.

Putin nuk e sqaroi termin “kudo ku ndodhen”, por kjo le të kuptohet se ato mund të goditen nga rusët edhe në hapësirat e vendeve të NATO-s, fqinje me Ukrainën, çka mund të përbënte shkak për zgjerimin e luftës në Ukrainë edhe në vendet e aleancës, ashtu siç kanë paralajmëruar shumë zyrtarë perëndimorë.

Megjithatë, presidenti rus hodhi poshtë pretendimet se Moska ka në plan të sulmojë aleatët e NATO-s në lindje të Europës. 

“Krejtësisht mbeturina, deklaratat ku flitet për mundësinë që ne të sulmojmë vende të tjera, si Polonia apo shtetet baltike. Me këto deklarata po i trembin edhe çekët”.

Vende si Franca nuk e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, duke thënë se nëse Rusia fiton luftën, nuk do të mjaftohet me kaq, por do ta vazhdojë edhe në Europë.

Tv Klan