Pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen me deklaratën se krishtërimi dhe komunizmi ngrihen mbi parime të njëjta. Por Vladimir Putin nuk humbi rastin të tregojë se është një besimtar i devotshëm.

Ai sfidoi acarin me rastin e Ditës së Epifanisë, sipas kalendarit të Kishës Ortodokse ruse dhe siç e do tradita fetare u zhyt në ujë të ftohtë, në një temperaturë 5 gradë nën zero.

Larja në vaskën me ujë në ditë e Epifanisë cilësohet si një bekim nga besimtarët rusë, të cilët vihen në radhë për t’u zhytur në ujin e akullt, një traditë që u ndoq edhe nga gazetarja britanike e televizionit rus RT.

Edhe më herët presidenti Putin ka tërhequr vëmendjen për pasionet e tij të veçanta si xhudo, peshkimi, apo dashuria për kafshët e egra dhe për qentë. Popullariteti që ka fituar me natyrën e tij sportive e ka ndihmuar edhe në zgjedhjen si president, ku në mars do të kërkojë një tjetër mandat.

Tv Klan