Policia ka arrestuar 8 persona për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku u qëllua me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë. Mes të arrestuarve janë Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të cilët ishin në shënjestër e atentatit të 6 Qershorit në Elbasan. Bashkë me Ardjan Çapen, ata dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim një makinë civile, ku ndodheshin efektive të forcës së posaçme operacionale të policisë, të ngarkuar me patrullim.

Të arrestuarit kanë thënë se kishin menduar që në makinën me targa civile ishte hasmi i tyre, që iu bëri atentat para disa ditësh, ngjarje që dyshohet se ka lidhje edhe me masakrën e Elbasanit në muajin Janar të këtij viti, ku Florenc Çapja dhe Bledar Muça mbetën të plagosur.

Gjatë kontrollit në disa banesa e prona të fisit Çapja në Elbasan, u gjetën armë dhe municione. U sekuestruan 3 makina, 2 automatike, pistoleta fishekë e donatorë. Ndërsa u arrestuan për pengim të zbulimit të së vërtetës Ambri Sinakolli, Fiqeret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja e Jetmir Shehu.

Fatmirësisht, nga shkëmbimi i zjarrit mbrëmë mes policisë dhe Çapjave nuk pati asnjë të lënduar. Përplasja ndodhi 4 ditë pas atentatit ndaj Florenc Çapës dhe Bledar Muçës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se atentati ka lidhje me masakren e 3 shkurtit, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjere nga fisi Çapja dhe të afërm të tyre.

Tv Klan