Facebook është shndërruar në poligon për manipulimin e mendimit publik dhe qeveritë në gjithë botën këtë e keqpërdorin për shumë arsye, thuhet në raportin më të ri.

Rrjeti shoqëror do të përcaktojë planet e veta në luftën kundër asaj që quhet “operacion i informacioneve”, të cilin e financojnë shtetet, thuhet në raport, sipas Reuters.

“Operacionet e informacioneve” fshihen mbrapa lajmeve të rreme, me të cilat merren profesionistët e paguar dhe zyrtarët shtetërorë duke përdorur llogari të rreme për të shtuar qarkullimin e historive nacionaliste dhe raciste.

Në Facebook thonë se njerëzit me dijeni relevante për “situatën politike” qëndrojnë mbrapa shumicës së operacioneve.