Radhët për tu pajisur me kartën e shëndetit vazhdojnë.

Në disa raste pritja për marrjen e këtij dokumenti shëndetësor, tejkalon mbi një orë.

30 Prilli është afati i fundit që pacientet mund të përdorin librezat shëndetësore. Pas kësaj date, vizitat tek mjeku do të kryhen vetëm nëpërmjet kartës së shëndetit. Nga Fieri, ku gjendej për Ditën Botërore të Shëndetit, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka tërhequr vëmendjen mbi neglizhencën për pajisjen me kartë nga të sëmurët kronik.

Gjatë vitit 2015 janë pajisur me kartë shëndeti 692 500 qyetarë , ndërsa në 3 muajt e parë të 2015, nga 97 sportele janë lëshuar mbi 500 mijë karta.

Tv Klan