Çështja Donnarumma ka zhvillime të reja. Pas kundërshtimit të portierit që të rinovonte me Milanin është menaxheri i tij Mino Raiola që sqaron situatën. Sipas Raiolas gjithçka u ndikua nga ambienti i krijuar.

“Ishte krijuar një situatë tepër armiqësore nga ku nuk mund të kishte zgjidhje. Gigio dhe familja e tij është kërcënuar, kërcënim që nuk do të luajë, kërcënim me vdekje parulla kundër tij dhe klubi ka qëndruar indiferent. Nuk ka qenë asnjëherë çështje parash, aty mund të gjendej një zgjidhje.”

Mino Raiola tha se interesimi për Donnarumman nuk ka munguar kur ishte edhe më i ri, por ai ka qëndruar. Deri tani Milan nuk ka shfaqur interes për shitjen e portierit dhe ai mund të rrezikojë edhe tribunën. Kundër Gianluigi Donnarummas mbeten ende tifozët. Ata e kundërshtuan vendimin e tij edhe në Krakovë, ku Italia U21 po zhvillonte një ndeshje të finaleve të Europianit. Në drejtim të 18-vjeçarit u hodhën dollarë fals si shenjë proteste.

/Tv Klan