Sheh shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të Shtatorit

Nga një vend plehrash e mbetjesh zona e Porto Romanos do të rikthehet në një park që do të mirëpresë vogëlushët në 1 Qershor të 2021. Premtimin e bëri kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve, ku gërmadhat e tërmetit po hidhen si bazament për këtë park.

Një pjesë e inerteve të pallateve të shkatërruar nga tërmeti do të përdoren edhe si bazament për guroret e Krujës, ndërkohë që të gjitha mbetjet e Durrësit, Krujës e Vorës do të transportohen në landfillin e Tiranës.

Pasi pa nga afër këtë park, kryeministri Rama u ndal edhe në Manëz të Durrësit, ku janë akomoduar në kabina 27 familje pas dëmtimeve që u shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Inspektimet i vijoi edhe në Kashar ku u hapën dyert për 50 shtëpi të reja pas tërmetit të Shtatorit. Edhe në fshatin Dedej të Vorës 24 banesa janë drejt përfundimit pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 21 Shtatorit.

Kryeministri Rama pa nga afër edhe shtëpitë që po rindërtohen nga e para në Marqinet.

Tv Klan