Falë reformave të gjithë qytetarët shqiptarë kanë sot akses falas në shërbimin shëndetësor”

. Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama nga Durrësi, ku u zhvillua një takim me temë “Mbulimi universal, barna me rimbursim edhe për 600 mijë të pasiguruar”.

Rama tha se falë reformave tërësore sot jemi në kushtet t’u themi njerëzve me krenari se kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin.

“600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike”

, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se sektori shëndetësor shihet me dyshim vetëm nga ata persona që vitet e fundit nuk kanë pasur nevojë për shërbim shëndetësor.

“Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet jeten e njeriut, por një gjë është e sigurt ata që marrin shërbim janë shumë më pozitive se sa ata, që për të fat të mirë, nuk kane pasur nevojë të shkojnë në spitale dhe të shohin ndryshimin”.

Kreu i qeverise njoftoi se brenda pranverës do të shërbehet me receta elektronike, e cila do ti japë fund korrupsionit sistemik, pasi çdo mall që shitet do të regjistrohet./ tvklan.al