Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur sot vendimin e gjykatës së Colmarit në Francë për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 Pas katër muajsh qëndrimi të detyruar në Francë, gjykata franceze vendosi refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Haradinajt,  I cili është shpallu edhe dy herë të tjera I pafajshëm për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

“Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. Krenar për UÇK-në. E drejta vonon por nuk harron!”, tha kryeministri Rama në një postim në Facebook, pak minuta pasi kishte përfunduar takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta./tvklana.al