16 mijë shqiptarë, ose 0.7% e të rriturve rezulton të kenë një pasuri me mbi 100 mijë dollarë, që arrin deri në 1 milionë dollarë. Këto shifra bëhen të ditur nga raporti i fundit lidhur me pasurinë globale të Credit Suisse.

Totali i pasurisë së shqiptarëve është rreth 21 miliardë dollarë, ndërsa pasuria për çdo të rritur është 9200 dollarë.

Sipas raportit, në vendin tonë janë rreth 2.3 milionë të rritur, që nënkupton se janë rreth 16 mijë persona, ku pasuria e tyre arrin deri në 1 milionë dollarë. Shqipëria rezulton se ka përqindjen më të ulët të të pasurve së bashku me Serbinë, me 0.5%.

Shtresa e varfër në Shqipëri zë pjesën më të madhe të popullsisë, rreth 73.3%. Pasuria e tyre arrin në më pak se 10 mijë dollarë.

Përsa i përket vendeve të Rajonit, përqindja e milionerëve në Maqedoni arrin në 0.8%, në Bosnje 1%, në Bullgari 1.5%, në Kroaci 2.6% dhe në Malin e Zi arrin në 2%.

Sipas raportit të publikuar nga Credit Suisse, viti kur të rriturit kishin pasurinë më të lartë ka qenë fundi i vitit 2007, me pasuri prej 14,865 dollarë për çdo të rritur. Shkak për rënien e ekonomisë shqiptare sipas raportit, ka qenë fillimi i krizës globale, që ka sjellë një rënie të pasurisë.

Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit./tvklan.al

15151397_1165914913496784_77797648_n 15174613_1165914920163450_1012425781_n 15211575_1165914916830117_1044806192_n