Ish – Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama për lidhje me organizatën mafioze italiane “Ndragheta”, përmes kompanisë së riciklimit “Eco Tirana”.

Kryeministri Rama, në replikë me ish – kreun e qeverisë u fokusua te çështja e ish – të përndjekurve, gjatë diskutimeve për ngritjen e autoritetit për hapjen e dosjeve të ish – Sigurimit.

Gjatë seancës plenare, Rama e Berisha shkëmbyen replika edhe për 129 makina tip “Toyota”, që sipas kreut të qeverisë, janë dhuratë e qeverisë japoneze.

Tv Klan

///

Një përplasje e dytë ka ndodhur në Kuvend. Kësaj radhe mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryeministrit Edi Rama. Noka nuk ka lejuar kryeministrin Rama të flasë në foltore, ndërsa seanca është ndërprerë për 5 minuta.

Do flasë Berisha dhe më pas kryeministri Rama. Harrojeni, nuk flet askush këtu para se të flasë Berisha

”, deklaroi Noka.

noka rama ok ok

Por sërish ish-kryeministri Sali Berisha ka zënë foltoren, ndihmuar dhe nga deputetët e tjerë të PD.

Pas kësaj nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka njoftuar përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka

.

Ndërsa situata nuk qetësohej nënkryetarja e Kuvendit dhe kryeministri Edi Rama u “dorëzuan”. Fjalën e morri ish-kryeministri Sali Berisha. Ai akuzoi Ramën duke thënë se hapi ekspozitë në New York, ndërsa vendi ishte nën ujë.

berisha-4

Njeriu që ka vetëm ligësi, sherre e intriga bën gjithcka që në një kohë kur një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit jetojnë në dhimbje të mëdha, në terror nga përmbytjet, nga ndihma zero, kërkon që me sherre, të mbulojë qëndrimet e tij të papërgjegjshme. Mendja ime, shpirti im, zemra ime është tek ato mijëra e mijëra familje në të katër anët e Shqipërisë që u përmbytën. Në vend të ishte me ta dhe pas tyre, çau ferrën për në Nju Jork për ekspozitën e shkarravinat e tij. Të shkosh në Nju Jork e të lësh në kërcënim fatal të përmbytur me mijëra hektarë tokë, fshatra të tëra, duhet të jesh shpirt kazmë si ky për të cilin s’ka keqardhje njerëzore. Janë një kategori njerëzish që për shkak të sëmundjes psiqike që kane s’ndiejnë kurrë keqardhje”

Akuza të forta Berisha hodhi dhe për ligjin e mbetjeve, që sipas tij qeveria ka lidhur kontratë me klanin mafioz Ndràngheta.

Rama:  Sali je lulëkuqja e fundit e varur mbi mur

Pas 40 minuta fjalim të Berishës, fjalën e morri kryeminsitri Edi Rama.“Sali meriton një falënderim, na hoqe mallin e lulëkuqeve mbi mure. Je lulëkuqja e fundit e varur mbi mure dhe më lart. Je dhe italian i parë dixhital, rrofsh se na i bëre me të lehtë këtë të enjte. Një konkurrent i pakonkurrueshëm i emisioneve humoristike në Shqipëri”./tvklan.al