Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka etiketuar terroristin që hodhi në erë “Manchester Arena”, si një “dështak mizor”, ndërkohë që shtoi se liderët botërorë do e dënonin këtë akt monstruoz.

Trump u shpreh se SHBA solidarizohej me Britaninë, në sulmin ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën më shumë se 59 të tjerë.

Vladimir Putin ofroi gjithashtu bashkëpunimin e tij me Mbretërinë e Bashkuar pas sulmit çnjerëzor në koncertin e Ariana Grandes.

Presidenti i sapo zgjedhur francez Ammanuel Macron shprehu “horrin dhe shokun” që kishte përjetuar kur mori vesh për sulmin, ndërkohë që Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se Gjermania qëndronte në krah të tyre për gjithçka./tvklan.al