Edhe pse u tha që nga 1 Shkurti recetat me rimburism do të jepen në mënyrë elektrone, procesi nuk ka filluar ende.

Mjeket vazhdojnë të japin receta në letra dhe po ashtu farmacistët vazhdojnë t’i ekzekutojnë ato.

Edhe pse sistemi elektron sipas farmacistëve dhe mjekëve është gati, ende nuk ka nisur aplikimi, por vazhdon trajnimi i personelit.

Burime zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, thanë për TV Klan, se gjithçka do të finalizohet në fund të muajit Shkurt, ndërsa po punohet me hedhjen në sistem të të gjitha te dhënave si dhe po kryhet mbyllja e procesverbaleve të recetave të vjetra./Tv Klan