Grevistët paralajmërojnë se do t’iu bashkohen edhe fëmijët

Në ditën e 6 të ngujimit, naftëtaret e Ballshit kanë paralajmëruar se nëse nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse, ato do të sjellin edhe fëmijët, për t’iu bashkuar në grevën e urisë.

Këtë të martë gjendja shëndetësore e tre prej grave është rënduar, duke bërë që t’i drejtohen spitalit të Ballshit.

Pas vizitës në spital, ato u rikthyen sërish në ambientet e uzinën duke theksuar se nuk do të dorëzohen deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Ditën e djeshme Kryeministri Rama kërkoi që të lihej greva e urisë dhe të vazhdonin bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje, por naftëtaret nuk pranuan negociata.

Tv Klan