Jehona e emisionit për Shqipërinë në Rai 3, depërtoi edhe në seancë plenare, duke përplasur opozitën dhe mazhorancën.

Demokratët besojnë se ai material është pasqyra më e mirë e inkriminimit të qeverisjes Rama.

Kundërpërgjigjen ia dha ministrja Spiropali, sipas së cilës balta që u hodh mbi Shqipërinë në emisionin italian, ishte fabrikuar në Tiranë.

Në debat me Gazment Bardhin u përfshi edhe deputeti socialist, Pandeli Majko, sipas të cilit opozita po bën lëvizje anti-sistem.

Gazment Bardhi, ashtu si dhe në Konferencën e Kryetarëve, ku nuk u arrit të miratohet me konsensus axhenda trejavore e parlamentit, e akuzoi kryeparlamentaren se po shkel kushtetutën duke mos zhvilluar interpelancën urgjente të kërkuar me kryeministrin për investigimin e “Rai3”.

Klan News