Reshjet e shiut të nisura që prej mbrëmjes të së mërkurës kanë krijuar probleme në disa lagje të qytetit të Lezhës. Në lagjen Besëlidhja prezenca e ujit ishte e lartë duke sjellë vështirësi në kalimin e këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve të parkuara.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje intensive shiu, duke shkaktuar bllokimin e pusetave nga prurjet e shumta me inerte nga zona malore e lagjes së spitalit.

Bashkia Lezhë nisi menjëherë punën për zhbllokimin e pusetave dhe kthimin në normalitet të situatës.

Klan News