rihanna 3

Rihanna dhe Drake janë parë së bashkë në një shesh xhirimi çka ka sjellë dyshime që dyshja  e famshme po bashkëpunon për një këngë të re. Mesnatën e të shtunës të dy janë parë në Los Angelos ndërsa filmonin skenat e asaj që pritet të jetë bashkëpunimi i tyre i radhës.

Afër sheshit ku dy artistët po xhironin është vënë re edhe një makinë me printe të Louis Vuitton edhe pse nuk dihet nëse makina është përdorur për videoklipin.  Në një prej skenave të klipit këngëtarja shfaqet në një qendër tregtare, e rrethuar nga kuaj.

Holliwood Life raporton se ky bashkëpunim do të jetë pjesë e albumit të tetë të Rihannës, “Anti”./tvklan.al