Ilir Meta erdhi në takimin me aleatin e tij qeverisës me marrëveshjen e nënshkruar katër vite më parë. Ai preferoi ta vendosë sërish në tryezën e takimit, kësaj radhe në një tjetër kontekst politik, në një kohë kur opozita prej 8 javësh proteston pikërisht për zgjedhjet e lira.

Ilir Meta  Kryetar i LSI-së

“Kjo është marrëveshja e vjetër që është ende në fuqi dhe ka një problem madhor por që duhet zgjidhur patjetër, dhe që ka angazhimin madhor të aleancës për Shqipërinë europiane për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë si themelin e bashkëjetesës sonë në një shtet e shoqëri evropiane”.

Në takimin që zgjati  më shumë se një orë e 30 minuta Edi Rama e Meta shoqëroheshin nga Gramoz Ruci, Engjëll Agaçi, Petrit Vasili, Luan Rama dhe Ministria e Integrimit Klajda Gjosha.

Pas takimit duke folur në emër të koalicionit Meta tha se në mungesë besimi nga ana e opozitës PS e LSI kanë rënë dakord që t’i drejtohen zyrtarisht Partisë Popullore Europiane dhe komisionerit Hahn të mundësojnë nisjen e një dialogu pa kushte.

Ilir Meta  Kryetar i LSI-së

“Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur mos besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore |Europiane ku PD është anëtare që të  asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta.

Meta u shpreh i hapur për tu takuar me Bashën, por sipas tij, opozita mund të ketë më shumë besim të aleatët e saj europianë.

 “

Me Bashën jam i hapur nëse do dëshironte por kam përshtypjen që është situatë mosbesimi dhe një angazhim zyrtar I PPE do ishte rruga më e mirë të për filluar sa më shpejt dialogun.”

Zgjedhja e presidentit të ri ishte në qendër të takimit mes dy krerëve të koalicionit. Për të mbërritur tek emri krerët e koalicionit kanë rënë dakord që më parë të marrin edhe dakordësinë e opozitës.

Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, pa mbështetur asnjë kandidaturë pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensus edhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo  maxhorancë ka 90 vota gati në parlament. Nuk do paraqesim kandidaturë sepse duam që presidenti të jetë konsensual.”

Përsa i përket çështjes së koalicionit, burime pranë kryeministrit të pyetur nga Tv Klan thanë se praktikisht pas shumë javësh pikëpyetje, koalicioni i majtë është përballe çadrës. Sipas të njëjtave burime Rama e Meta kanë dalë me qëndrim dhe ofertë të përbashkët duke shuar shpresën e PD për një çarje të së majtës. “Edhe pse ka qenë një rrugëtim i vështirë, duket se të majtët e kanë gjetur gjuhën me njeri tjetrin – thanë burimet pranë kreut të qeverisë.

Tv Klan