Ulja e temperaturave gjate natës ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore të juglindjes. Megjithatë në Dardhë dhe zonat e tjera malore të Korçës trashësia e borës nuk ka arritur me shumë se 5 cm.

Rruga Boboshticë- Dardhë, sipas drejtorisë rajonale të rrugëve, është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

Akset nacionale dhe ato rurale janë gjithashtu të qarkullueshme pa vështirësi. I ftohti që ka mbërthyer vendin do të vazhdojë të paktën sipas meteorologëve deri të martën.

Fundjava do të sjellë sërish ulje temperaturash, ku në kryeqytet më minimalja do të jetë 1 gradë celsius. E hëna nis me rritje temperaturash por reshjet e shiut do të jenë prezente të paktën deri të enjten e javës që vjen. / tvklan.al